Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra nga jugu dhe juglindja, pra asgjë e re dhe asgjë interesante.

Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të erërave nga juglindja dhe intervaleve kohore me diell dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira si dhe me erëra nga jugu dhe juglindja. Reshje lokale shiu parashihen në jug dhe lindje të Shqipërisë si dhe në Maqedoninë e Veriut ku priten më shumë vranësira.

Vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra nga jugu dhe juglindja priten edhe ditëve të ardhshme dhe rrallëkund ndonjë reshje e pakët shiu. Të enjten mund të kemi dendësim të vranësirave dhe reshje paksa më të përhapura shiu.//MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vjen më në fund bora, meteorologët paralajmërojnë motin për nesër