Premtimi i çuditshëm  i Megi Pojanit, nëse Luizi e fiton Big Brother

Dy miqtë e Luiz Ejllit, Mario Deda dhe Joni Ndoja, kanë qenë mysafirë në Fan Club duke folur në lidhje me ndodhitë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania 2’.

Një nga çështjet që është bërë trend në muajt e fundit janë flokët bionde që kanë për zanafillë dukjen e banorit të popullarizuar.

Edhe në emisionin e Top Channel është diskutuar kjo çështje, duke qenë se dy miqtë e këngëtarit, por edhe ish-banori i BBV, Ardit Çuni, ishin bërë biondë.

Njëri nga shokët e Luizit i është drejtuar bukuroshes: “Ti Meg, kur po i bën ti?”.

“Në qoftë se fiton Luizi. Kur të fitojë Luizi do t’i bëj edhe unë… Vetëm ta di që do të fitojë dhe do t’i bëj”.

“Mbaje premtimin”, i kanë thënë mysafirët duke i sugjeruara ta bëjë rezervimin te stilisti që tani.

Lexo edhe:  Mungesë e energjisë elektrike gjatë vikendit