Gjinovci më 2014 i kërkonte falje të majtëve serbë për viktimat “që u janë marrë organet” në luftë

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, në një intervistë të datës 21 shtator 2014 dhënë për një platformë majtiste “Left East” ishte pyetur se çfarë mesazhi ka për të majtën serbe dhe qëndrimin e atyre për “çështjen e Kosovës.”

Gjinovci në përgjigje i merr të mirëqena akuzat famëkeqe serbe e ruse të bartura në raportin e Dick Marty-it për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës.

“Shpreh ndjeshmërinë dhe dhimbjen time të thellë për personat e pagjetur, në veçanti për ato rastet kur u janë marrë organet”, përgjigjet Rron Gjinovci.

 

Lexo edhe:  “Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin..”, çka pretendonte që shëronte Bio Mulaku i arrestuar për mashtrim