Mitrovicasit i konfiskohet vetura pasi e voziste edhe pse iu kishte marrë leja

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të mëhershme.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë (6) muaj.

Lexo edhe:  Haradinaj: Urime ditëlindja Shkelzen, jetojmë me lavdinë tënde