“Nuk ka ndodhë vrasja për prona, ata moti..”- Familjarët e të vrarit në Skenderaj japin detaje për ngjarjen tronditëse

Hisni Ibishi dhe Bujar Ibishi, janë arrestuar dje nga policia pasi dyshohen për vrasjen e familjarit të tyre Ismet Ibishi. Ngjarja kishte ndodhur në një kafe afër sheshit në Skenderaj. Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet, brenda familjes Ibishi se të dyshuarit dhe viktima nuk kishin kontakt që disa vite.

Sipas këtij burimi, konflikti nuk ka të bëj me pronë siç u raportua.

Si kishte ndodhur rasti?

Insajderi merr vesh se të dyshuarit që kishin ardhur nga Anglia kanë hyrë në kafeterinë ku viktima ndodhej me shokët e tij.

Pas të shtënave me armë mbeti i vrarë Ismet Ibishi, 42 vjeçar.

Siç thonë burimet, pranë familjes se viktimës, të dyshuarin Hisni Ibishi e kishin raportuar disa herë në polici.

“Nuk është vra për prona. Të dyshuarit njihen si fajdexhi dhe problematik. Janë të raportuar në polici disa herë për kanosje”, tha një familjare.

Lidhur me këto pretendime, Insajderi ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe është në pritje të një përgjigje.

I dyshuari Bujar Ibishi është 33 vjeç, ndërsa Hisni Ibishi, 62 vjeçar.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje policia ku thuhet se është bastisur shtëpia e të dyshuarve ku janë sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.

I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet ndër të tjera.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli shënon rekorde në rrjete sociale – më i shikuar se sa i gjithë Big Brother i vitit të kaluar