Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, humb jetën një person

Sot rreth orës 09:45 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, në hyrje të fshatit Bibaj, me ç’rast një person ka humbur jetën.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Lexo edhe:  Rambo dhe Van Dam shtrengojnë duart