KRU “Mitrovica” lë pa ujë banorët e Skenderajt

Që nga dje Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka lënë pa furnizim me ujë banorët e Skenderajt.

02 Press ka pranuar ankesa të shumta edhe sot nga banorët se mungesa e ujit ka krijuar vështirësi të mëdha tek ta, sidomos pas ngritjes së temperaturave.

Në anën tjetër KRU “Mitrovica” nuk ka njoftuar fare për mungesë të furnizimit me ujë.

Siç merr vesh 02 Press është Klina e Ulët ajo e cila është duke pasur ndërprerje të shpeshta me furnizim me ujë.

Ndërkohë KRU “Mitrovica” bënë thirrje që uji të mos shfrytëzohet për qëllime tjera, si ujitje ose pastrim veturash.

Lexo edhe:  “E fshehu fshesën elektrike”/ Nusja në Podujevë e bën për spital vjehrrën 76-vjeçare, e rrah me bisht fshese