Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, Policia në vendngjarje

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar pasagjerët dhe stafin.

Alarme të ngjashme për bombë janë regjistruar edhe më parë në këtë aeroport, të cilat kanë rezultuar të rreme, duke mos shkaktuar incidente.

Lexo edhe:  Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar