Fushë Kosovës për 10 vjet iu dyfishua popullsia, aty tashmë jetojnë shumë drenicas

Komuna e Fushë Kosovës mbetet komuna me shtimin më të madh të popullsisë në krahasim me të gjitha qytetet tjera në vend. Aty tashmë jeton një numër i madh i qytetarëve të Drenicës.

Kryetari i Kuvendit të kësaj komune, Ali Ismaili, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se sipas regjistrimit zyrtar që u bë në vitin 2011, Fushë Kosova kishte 34 mijë banorë.

Por, sipas tij tashmë jetojnë rreth 60-70 mijë banorë.

Ismaili konsideron se ky shtim i popullsisë, ka bërë që edhe qeverisja lokale të ketë sfidat e menaxhimit lokal, ndonëse tha se janë në proces të ndërtimit edhe të një shkolle tjetër, dhe në përpilim të projektit për një shesh në rrugën “Dardania”.

Ai, tutje tha se deri tani kanë realizuar 41 vendime, derisa tentojnë t’i përfaqësojnë të gjitha kërkesat e banorëve, edhe atyre që vetëm jetojnë në Fushë Kosovë, e ndonëse nuk votojnë e as nuk janë të regjistruar zyrtarisht si banorë aty.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Mitrovicasja Jetmira Beka që u vra nga burri në Gjermani, la 3 fëmijë pas vetes