13-vjeçarja e zhdukur në Fushë Kosovë u sulmua seksualisht nga një 15-vjeçar, e preku me zor në pjesët intime

Vajzat e mitura po del se janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Vetëm sot, u raportuan disa raste të tilla, ndërkohë që burimet kanë bërë me dije detaje edhe për një rast të sulmit seksual që dyshohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një vajzë 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një 15-vjeçar. Rasti u zbulua pas vajza fillimisht u shpall e zhdukur dhe posa Policia nisi kërkimet e gjetën në orët e mbrëmjes.

Detajet e rastit

Dyshimet për fatin e saj u ngritën pasi vajza ishte larguar nga shkolla ku ndjek mësimet dhe nuk dihej asnjë informacione se ku ndodhej, pasi as në telefon nuk ka pasur qasje. Kjo situatë i alarmoi prindërit, të cilët vendosën të kërkojnë ndihmë nga Policia, me shpresën se do ta gjejë të bijën.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore u aktivizuan, me ç’rast pas disa kërkimeve, vajza u gjet te stadiumi i futbollit, ku dyshohet se kishte ndodhur rasti. I dyshuari 15-vjeçar e kishte prekur me zor në pjesët intime, çka e ka shqetësuar në masë të madhe të miturën.

Në anën tjetër, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me rastin dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Lexo edhe:  Babai në Zveçan rrah brutalisht vajzën e tij të mitur, i shkakton lëndime duke e goditur me ‘pendrek’