Një minator në gjendje jo të mirë, i keqësohet gjendja duke qëndruar në grevë 800 metra nën tokë

Po vazhdon edhe në këto momente greva e minatorëve të Trepçës, pasi pagat e shtatorit ende nuk kanë dalë.

“Jepi zë” mëson se një minatori i është përkeqësuar gjendje teksa po qëndronte 800 metra nën tokë duke grevuar.

Mësohet se ekipi mjekësor i Minierës i ka dhënë ndihmë, e aty ka shkuar edhe kryetari i Sindikatës.

 

Minatorët kanë paralajmëruar që nuk do ta ndalin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Një nga to, përveç rregullimit të procedimit të pagave, është edhe shkarkimi i kryeshefit.

Lexo edhe:  I riu në Obiliq u jep dy fëmijëve të tymosin bari, të miturit dërgohen me urgjencë në spital