Vidhet një veturë në parkingun e “Interex” në Prishtinë

Dje është raportuar në Policinë e Kosovës për një vjedhje të veturës në parkingun e “Interex 24h” në Prishtinë.

Pas pranimit të informatës, njësia policore ka dalë në lokacion dhe ka takuar ankuesin i cili ka njoftuar për veturën e vjedhur VW Passat ngjyrë e kuqe.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ankuesi e ka parkuar veturën në parkingun e “Interex” në katin e 3 më datë 6 korrik, kurse më datë 9 korrik rreth orës 19:30 ka parë që vetura nuk ndodhej aty.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dorëza të derës të dëmtuara.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës

Lexo edhe:  “Plagët e lirisë për mua janë të çmueshme, edhe pse ende ndjej dhimbje”, luftëtari i UÇK-së rrëfen për momentin e plagosjes