E FUNDIT: Një pjesëtar i KFOR-it vdes në aksidentin në Pejë

 

Një pjesëtar i KFOR-it ka vdekur në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Pejës e ka konfirmuar se një person ka vdekur në aksidentin në fshatin Leshan, por KOHA mësoi se i vdekur ka mbetur një prej ushtarëve në automjetin e KFOR-it.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, kanë konfirmuar nga Prokuroria./KOHA/

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është burri që vdiq tragjikisht pasi ra në ashensorin e banesës në Prishtinë