Vushtrriasi kanos ish të fejuarën: Nëse fol me dikë, ju vras të dyve

Në mesin e shumë rasteve të rënda që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, duke përfshirë edhe krimin e rëndë të vrasjes së gruas shtatzënë, disa gra janë kërcënuar me vrasje qoftë nga burrat apo ish partnerët e tyre. Përveç rastit për të cilin raportoi Sinjali pak më parë, burimet kanë dhënë detaje për një tjetër rast që është raportuar në Vushtrri.

Këtë herë bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili dyshohet ta ketë kërcënuar ish të fejuarën e tij, të cilës i shkoi te vendi ku punon, pasditen e së mërkurës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari I.K., e ka kanosur seriozisht viktimën, të cilët dyshohet t’i ketë thënë se “nëse je t’u folë me dikë, ju vras të dyve”. Kjo situatë e ka shqetësuar vajzën, e cila ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë.

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve, i dyshuari kishte rezistuar kur viktima i ka kërkuar të largohej nga lokali ku ajo punon dhe ta lë të qetë. Ai iku prej aty, por sipas viktimës ia ka lënë një selam se nëse nuk e vret atë “do ta vras veten”.

Denoncimi i viktimës e ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për veprën penale “Kanosje”

Lexo edhe:  Babai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: “I pres të gjallë”