“Zajednica nuk kalon”: Kurti pengohet gjatë një fjalimi të tij, arrestohet një aktiviste

Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi nisi fjalimin te “Ulpiana Forum”.
Aktivstja Donjeta Demolli në pankartë ka shkruar “pe bon Zajednicën” si dhe “po e don pushtetin”.

Për këtë aksion ka lëshuar komunikatë PSD-ja, pasi Demolli është shoqëruar në polici.

“Para pak qastesh PSD-ja ia ndali fjalimin Kryeministrit duke ia lëshuar me zmadhues veten e tij kur e mohonte Zajednicën. Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë, e me Albin Kurtin kryeministër!”, thuhet në komunkatë.

Ndërkohë, aktivistja tjetër e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë në një prononcim për T7 se “nuk kanë qëllim ta dëmtojnë Kurtin fizikisht”.

Sipas saj “Kurti është zhveshur nga të gjitha zotimet”, duke shtuar se “ka shtuar sigurinë rreth tij për të penguar aksionet opozitare”.

Lexo edhe:  E kaluara e nga të dyshuarit për plagosjen e ‘Cankit’ dyshohet edhe për tentim vrasjen te ‘kafet e vogla’