Mitrovicasit zgjohen me ‘alarm’ për ta siguruar biletën për ndeshjen Trepça – Peja

Tifozët nga Mitrovica njihen si prej më fanatikëve në Kosovë, kur bëhet fjalë për skuadrën e tyre të basketbollit.

Ndonëse klubi ka njoftuar se biletat për ndeshjen e së dielës, dalin në shitje nga ora 10:00, radhët e gjata me tifozë janë krijuar që para orës 08:00 në mëngjes, për ta siguruar ulësen në “Minatori”, ku sot Trepça është nikoqire e Pejës.

Ky ballafaqim është i vlefshëm për xhiron e 26-të të Prince Caffe Superligës në basketboll.

Ani se mitrovicasit nuk kanë thuajse më mundësi për ta ndryshuar pozicionin e tyre në tabelë, meqë sipas të gjitha gjasave, ndeshjet e Play Off-it do t’i nisin nga pozita e katërt, dashuria e tifozëve për klubin duket që qëndron mbi çdo gjë.

Derbi ndërmjet Trepçës dhe Pejës nis në orën 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion. /Klankosova.tv

Lexo edhe:  Komuna e Prishtinës bën sot testimin e alarmit publik