Ngjarje e rëndë: Vritet roja i Top Chanel me kallash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mëzez, tek Top Chanel, ku dyshohet se ka një të vrarë.

Siç raportohet, me armë zjarri u plagos roja e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka nderruar jetë rrugës për në spital.

Nuk dihen më shumë detaje, por po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Sherbimet e Policise kanë ngritur pika kontrolli, po kontrollohet zona. Grupi hetimor eshte vendngjarje, raporton Oranews.

Lexo edhe:  Policia sekuestron nëntë kuaj dhe një gomar, po kontrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut