Mësohet koha kur do të shqyrtohet projektligji i Trustit në kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional nuk është miratuar shkaku i kundërshtimeve të kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

E nëse ky Projektligj nuk kalon këtë herë, Krasniqi ka paralajmëruar sërish inicim në sesionin vjeshtor.

Për Ekonomia Online, i pari i PDK-së ka folur lidhur me procedurat që duhet ndjekur në mënyre që ky projektligj të shkoj në Kuvend për miratim.

“Një objektiv s’kemi arritur ta realizojmë siç ishte Trusti sepse u kundërshtua fuqishëm nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë, por kemi arritur ta kemi komisionin hetimor parlamentar, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim duke qenë pranë qytetarëve. Tashmë qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga grupi qytetarëve në mbi 10 mijë nënshkrime që është një minimum obligativ për ta dërguar në kuvend. I mbetet kësaj procedure. Nëse kjo procedurë has në ndonjë pengesë ne do ta rishqyrtojmë përsëri këtë çështje në sezonin vjeshtor të Kuvendit”, tha Krasniqi.

Lexo edhe:  Dhëndri ia zë pritën mikut në Kçiq të Mitrovicës, tenton t’i qërojë hesapet për konfliktin me djemtë e tij