E mitura nga Vitia zhduket pasi e përfundon mësimin, babai i saj kërkon ndihmë në Polici

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një burrë nga Vitia, i cili ka raportuar se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi që nga dita e djeshme dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se i njëjti ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 17-vjeçarja kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë prej kur e ka përfunduar mësimin të hënën.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Shtatë persona vriten dhe tetë të tjerë plagosen në Hamburg të Gjermanisë