Raportoi në polici se u sulmua nga burri, gruaja nga Obiliqi dërgohet në strehimore bashkë me fëmijët e saj

Dje një grua në Obiliq ka raportuar në polici se është sulmuar nga burri i saj.

Si pasojë e lëndimeve trupore e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, dhe bashkë me fëmijët e saj janë dërguar në strehimore.

Ndërsa i dyshuari nuk është hasur dhe ende nuk është paraqitur në statcion të policisë.

Njoftimi i plotë policisë:

Obiliq/06.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa deri me tani i dyshuari i lartcekur nuk është hasur dhe nuk është paraqitur në stacion te policisë.

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it takon krerët fetarë në Kosovë: Fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni