Sveçla publikon foto të minave në veri: Kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa fotografi të minave të gjetura në veri, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, me ç’rast ka shkruar se armatimi i konfiskuar tregon nivelin e përgatitjeve për përshkallëzim nga Serbia.

Sveçla ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, ka shkruar ai.

Postimi

Lexo edhe:  Nga sot ndreqet moti, këto janë temperaturat