“Plisi na forcoi zemrën për Berlin” – Asani vazhdon me postime për Shqipërinë

Jasir Asani është padyshim një nga futbollistët më të mirë dhe më vendimtar në ndeshjet kualifikuese të Kombëtares shqiptare që është afër kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.

Futbollisti shqiptar nga Shkupi shënoi një tjetër supergol me fanellën kuqezi, të enjten e kaluar kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Postimet në rrjetet sociale në lidhje me Shqipërinë janë bërë tanimë të përditshme nga Asani.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi të tij me plis në kokë gjatë festës së golit kundër Çekisë.

 

 

Lexo edhe:  Plas sherri për pronë mes anëtarëve të familjes Zariqi në Drenas, 3 persona në prangat e Policisë