Katër të arrestuar/ Përfundon aksioni i Policisë kundër grabitësve në ‘Dragodan’

Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, javën e kaluar suharekasit u zhvillua në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një po kërkohet.

I dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, vëllai i tij po kërkohet, ndërsa tre të dyshuarit që u arrestuan janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli dhe Trim Baraku.

Aksioni që nisi qysh në mesditë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, tashmë ka përfunduar.

Një i vrarë, një polic i plagosur, shtatë të arrestuar dhe një i dyshuar në arrati është bilanci total i këtij rasti, për të cilin sot pati aksion të gjerë policor.

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe u zhvilluan bastisjet.

Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, i dyshuari kryesor, tashëm i ndjerë, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Zyrtarët policorë, sipas Polciisë, në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë të njëjtitn, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, në mesin e të cilëve Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.

Lexo edhe:  Zhdukja e biznesmenit - E dyshuara që ishte shitur nga familjarët tek një serb, pretendon se Musa Hamiti merrej me prostitucion

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër, vëllai i të vrarit, Korab Gashi, ende gjendet në kërkim policor.