Një person rrihet nga dy të tjerë në aeroportin e Prishtinës

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë të njohur për personin.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:55, në aeroportin “Adem Jashari”.

Tutje sipas raportit, rasti është cilësuar si “kanosje, sulm”, dhe të dyshuarit nuk janë hasur në lokacion.

“Personi mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të njohur për personin. Të dyshuarit nuk janë hasur në lokacion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  “Në fund do ta vras edhe veten”, ky është gjilanasi që ia vuri flakën shtëpisë së tij dhe e kërcënoi familjen me vrasje