Shaktoi aksident ku vdiq 60 vjeçari, ky është pejani që po mbahet nën arrest

Një aksident në trafik në Rastavic të Deçanit ia mori jetën Bilall Hadergjonajt, mesnatën e 25 shkurtit. Fillimisht viktima ishte vetaksidentuar, më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës është goditur nga një veturë tjetër.

Viktima nuk mundi tu përballoj plagëve që mori, ku si pasojë e tyre sot ka ndërruar jetë në QKUK.

Insajderi mëson se personi që shkaktoi aksidentin ështëFitim Rexhaj. Rexhaj mbrëmë është intervistuar nga policia dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërsa, sot pritet që Gjykata të ia caktojnë masën e paraburgimit.

Lexo edhe:  Mbi 3 milionë turistë në Shqipëri këtë vit, vendin e parë e zënë kosovarët