“Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë” – Kimete Berisha ia rëndit llojet e frizurave ministres Nagavci

Opinionistja Kimete Berisha, përmes një statusi në Facbook, ka shkruar rreth situatës me grevën në arsim, duke e kritikuar ministren Arbërie Nagavci për stilin e flokëve.

Berisha mendon se ministrja Nagavci nuk është e aftë ta ndaloj grevën, pasi sipas saj “preokopim” mbetet frizura dhe dukja e saj.

Statusi i plotë:

Një qëndrim – një frizurë.

Arbërie Nagavci, u bë tebdil.

Në njërin portal u bën thirrje mësimdhënësve ta ndërprejnë grevën – me frizurë boby – të shkurta;

Në tjetrin portal me flokë të gjata me dredha;
në portalin e tretë, frizurën fenir.
Në portalin e katërt – me punxhë.

Me një rast i fluturojnë shishkat sikur ndodhet me hundë para ventilatorit.

Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë.

P.S. Në anën tjetër, Kryeministri po e pengon Serbinë të bëj gabime. Po ndërhyh në gabimet e armikut.

Serbisë, po ia zbulon planin ‘sekret’ për sulm ndaj Kosovës.

Qeveri e trentë.

Lexo edhe:  Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati, pranon një dhuratë simbolike për 28 Nëntor