Këta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin e tmerrshëm në Ferizaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj -Shtime, ku si pasojë e një aksidenti trafiku,  katër persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë raportohet se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, ndërkaq personi tjetër ende nuk është identifikuar.

Dyshohet se dy të vdekurit janë nga fshati Mollopolc, dy nga fshati Dramijak.

Lexo edhe:  "Mos m'prek se t'q*va nanen allti"- Ky është polici nga Mitrovica që u arrestua sonte nën dyshimin për vjedhjen e cigareve nga një person në vlerë 30 mijë euro