Mergim Lushtaku viziton kryetarët e veriut nga PDK por nuk kthehet pa vizitu edhe një restauran në Koshtovë

Deputeti i PDK-së nga Skënderaj, Mergim Lushtaku, sot ka vizituar dy kryetarët e veriut nga PDK.

Pas përfundimit, Lushtaku nuk u kthye pa e vizituar njërin nga restauranet në Koshtovë, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë nga Lushtaku:

Sot, fillova ditën në veri të vendit, përkatësisht në Çabër dhe Kelmend, ku takova kryetarin e Zubin Potokut, z.Izmir Zeqiri dhe kryetarin e Zveçanit, z.Ilir Peci.

Kryetarët së bashku me kabinetet e tyre, më njoftuan për sfidat dhe brengat të cilat i kanë, por që megjithatë ata ishin të palëkundur, e të vendosur që përgjegjësinë për të cilën janë zgjedhur ta kryejnë me guxim e përkushtim.

Përveç aspektit të sigurisë, ata kanë hasur në neglizhencën e Qeverisë Kurti, që në vend se të bëhet dorë që ndihmon, bëhet barrierë që pengon.

Zotohem se do të jem zëri i tyre, do të jem në ndihmë të tyre që sa më parë t’ju sigurohet funksionalizim i plotë në aspektin teknik, administrativ e politik.

Faleminderit për mikpritjën Izmir e Ilir, u pafshim në ditë më të mira!

Mergim Lushtaku

Lexo edhe:  Sherri që plasi te ‘HIB’ pas provokimeve lidhur me fenë: Këta janë të dyshuarit që përfunduan në Polici