Lajmi i fundit: Një i vdekur dhe katër të lënduar rëndë në aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur pak me parë në fshatin Çikatovë të Vjetër të Drenasit, ku si pasojë e lëndimeve të rënda një e aksidentuar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Burimet e rajonit brenda stacionit policor në Drenas kanë njoftuar se edhe katër të aksidentuar të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Atyre iu është dhënë ndihma e parë në Kujdesin Emergjent – QKMF Drenas e pastaj të aksidentuarit janë dërguar me përcjellje mjekësore dhe autoambulanca në Qendren Emergjente – QKUK.

Lexo edhe:  Kosovari ndalet nga policia në Kijevë duke vozitur 226 km/h