Mashtrohet pronari i autosallon ‘Byli’ në Skenderaj, klienti merr veturën e 28 mijë eurove me qira dhe zhduket

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët marrin vetura me qira dhe shkelin marrëveshjet që bëjnë me bizneset për shfrytëzimin e tyre.

Shpesh ato automjete nuk kthehen në kohë, shiten, ose ‘zhduken’, çka i detyron pronarët e kompanive të kërkojnë ndihmë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

kështu ka ndodhur edhe në sallonin e automjeteve “Byli” në Skenderaj, ku një person po dyshohet se kishte marrë me qira një veturë të tipit Mercedes, që kap vlerën e rreth 28 mijë eurove dhe më pas nuk e ka kthyer në kohë, siç ishin marrë vesh.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se përballë kësaj situate, pronari i kompanisë është detyruar që të denoncojë rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dyshuari ishte i detyruar që veturën ta kthejë, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve policorë, ai po dyshon se është mashtruar nga i dyshuari, pasi siç pretendon ai, i njëjti e ka shitur veturën që e kishte marrë me qira dhe s’është bërë më i gjallë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Mashtrim’, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e tij

Lexo edhe:  Policia në Mitrovicë dhe Skenderaj konfiskojnë dy armë zjarri