Vendosen disa pengesa afër Bërnjakut, largohen nga Policia

Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve.

Policia e Kosovës tregoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:07, në Banje të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, janë larguar pengesat teksa rasti vazhdon të hetohet.

“Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi PK-ja.

Lexo edhe:  Xhuli rrëfen jetën e saj: Kur ikëm nga Kosova, u nisëm veç me 20 marka të gjermanit dhe 30 vo të zime