Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re mërgimtari nga Skënderaj me banim në Gjermani

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshë të re, Armend Nura nga komuna e Skënderajt.

I njohur si Xani, ai kishte kohë që po jetonte dhe vepronte në shtetin e Gjermanisë, përcjell Jepi zë.

Lajmin e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Sot u nda nga jeta më i dashuri jonë vëllau, djali, agja, daja, nipi ARMEND ILAZ NURA -XANI

Për varrimin do të ju informojmë me kohë pasiqë i ndjeri gjendet në Gjermani.

Të pikëlluar familja Nura!

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish minatori më i vjetër nga gjenerata e tij në Trepçë