Manipulimi i kilometrave merak i kosovarëve, mësohet në cilin qytet janë rastet më të shpeshta

Vetëm në dy javët e fundit, Gazeta Sinjali ka raportuar për disa raste të mashtrimeve që janë raportuar në Policinë e Rajonit të Ferizajt, në lidhje me manipulimin me kilometrat e automjeteve.

Burimet thonë se edhe një rast tjetër është denoncuar së fundmi, me ç’rast Policia ka konfiskuar një veturë.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, një person ka manipuluar, duke ia zvogëluar kilometrat një vetureje.

Fillimisht kjo veturë i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër kontrolli, ku kishte pasur shifër tjetër të kilometrave të kaluara, por kur është kontrolluar në qendrën tjetër, është vërtetuar se kilometrat kanë ndryshuar.

Sipas të njëjtave burime, hetimet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj tashmë kanë nisur për këtë rast dhe vetura është konfiskuar dhe gjendet në stacionin e Policisë atje.

Lexo edhe:  iPhone 14 pritet të dalë në treg në shtator, këto do të jenë çmimet