Me çfarë çmimi po shitet iPhone 14 në Kosovë?

Modelet më të reja të telefonave mobilë të kompanisë Apple – “iPhone 14” dhe “iPhone 14 Pro” janë lansuar në treg më 7 shtator 2022.

Këto modele kanë arritur në tregun kosovar dhe tashmë janë në shitje.

Çmimet dallojnë varësisht nga ngjyra dhe hapësira që mund të ketë telefoni.

KALLXO.com ka shikuar çmimet që i kanë vendosur online dyqanet e telefonave.

Për “iPhone 14” me hapësirë prej 128 GB çmimi fillon nga 1 mijë e 100 euro, “iPhone 14” me hapësirë 256 GB çmimi është rreth 1 mijë e 300 euro, ndërsa me hapësirë prej 512 GB çmimet janë rreth 1 mijë e 600 euro.

Çmimet e “iPhone 14 Pro” janë më të larta.

Një “iPhone 14 Pro” me hapësirë 128 GB kushton rreth 1 mijë e 500 euro. Ndërsa me hapësirë 256 GB është rreth 1 mijë e 600 euro, e me hapësirë 512 GB ka çmim rreth 1 mijë e 900 euro.

“iPhone 14 Pro” me hapësirë 1 TB ka një çmim prej 2 mijë e 300 euro.

Lexo edhe:  A jeni gati? – iPhone 14 lansohet nesër