InstaBuilt: E ardhmja është prej druri
Qendra e Inovacionit InstaBuilt do të shërbejë si pikë reference, ku të jetuarit, shkollimi dhe puna ndërthuren dhe ndërveprojnë për të zhvilluar bashkërisht komunitetet e qëndrueshme të së ardhmes.
Kjo qendër do të jetë një model orientues për mënyrën e të jetuarit, shkollimit, dhe punës në të ardhmen drejt krijimit të komuniteteve të qëndrueshme.
Qendra e Inovacionit InstaBuilt ka të bëjë me të ardhmen tonë. Si do të duken jetesa, shkollimi dhe puna në të ardhmen, duke pasur synim primar bashkëkrijimin dhe zhvillimin e komuniteteve ekologjike, me hapësira të gjelbra e të qëndrueshme, në mënyrë të menjëhershme, dhe në mbarë botën.
Një thënie e hershme që i atribuohet ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln vë në pah se: “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është që ta krijosh atë!” Dhe InstaBuilt, pjesë e Center for Innovation po synon pikërisht këtë objektiv përmes Platfromës InstaBuilt Co-FUTURE duke ju mundësuar arkitektëve, kontraktorëve, si dhe agjencive të patundshmërive dhe akterëve zhvillimorë që ta ridizajnojnë të ardhmen përmes ndërveprimit, bashkëndërtimit, dhe zhvillimit të përbashkët duke u fokusuar në tre objektiva kryesore: jetesën, punën dhe shkollimin në mjedise cilësore dhe komunitete të qëndrueshme në të ardhmen.
Përmes bashkë-themelimit InstaBuilt Co-FUTURE i ka hapur dyert duke i ftuar arkitektët, inxhinierët e interesuar të përfshihen në partneritet , por gjithashtu edhe palët tjera me interes për certifikim, prodhim dhe montim.
Me Co-Future InstaBuilt synon ti fuqizojmë projektet e suksesshme së bashku me arkitektë të suksesshëm, duke e prezantuar dhe ndërtuar dizajnet e tyre në Evropë, Skandinavi dhe SHBA me synimin për të ndërtuar komunitete ekologjike, të shëndetshme, dhe të qëndrueshme në mbarë botën.
Përmes bashkë-ndërtimit, InstaBuilt synon tu mundësojë partnerëve të funksonalizojnë platformën e vënë në dispozicion e të quajtur “Alphabet” e cila përfshin manualin për ndërtimin e shtëpive, anekseve, procedurat e transportimit të shtëpive, për pagesën e TVSH-së dhe doganës, për vendosjen e themeleve, për krijimin e terrenit përkatës si dhe procedurat për marrjen e lejeve përkatëse tek autoritetet vendore. InstaBuilt syon ti realize të gjitha këto përmes platformës në sistemin e saj të ndërtimit InstaBuilt 1,2,3 dhe shumë më tepër.
Ndërkaq Qendra Inovative do të shërbejë për të përshpejtuar gjithashtu “të ardhmen e shkollimit” duke sjellë më afër të gjitha institucionet përkatëse arsimore, profesionale, dhe certifikuese.
Sfera e zhvillimit të përbashkët ka të bëjë me punën e InstaBuilt me agjencitë dhe zhvilluesit e patundshmërive, ku partnerët potencialë ofrojnë tokën dhe lejet përkatëse ndertimore dhe InstaBuilt kryen tjerat. Kwsisoj për herë të parë InstaBuilt ofron mundësi për pronarët e tokave që të bëhen partnerë përmes Projektit të Bashkë-krijimit, ku çdo pronari toke do t’i dorëzohet një njësi model falas në pronën e tij nëse ndërton projektin e tij me InstaBuilt. Me këtë mundësi, pronarët e tokave mund të përfitojnë nga një investim afatgjatë pa ndonjë investim të madh vetanak.
InstaBuilt ndërton shtëpi modulare, të parafabrikuara dhe me cilësi të lartë, të cilat pastaj transportohen dhe montohen lehtësisht kudo. Synimi i InstaBuilt është të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përballueshme strehimi për individë dhe familje. Këto shtëpi kanë efikasitetin të lartë të energjisë dhe prodhohen me materiale ekologjike dhe të certifikuara. Kostoja eficiente si në kursim energjie ashtu edhe në ndërtim si dhe në uljen e dukshme të ndikimit mjedisor përgjatë procesit të ndërtimit e bëjnë këtë model të InstaBuilt të pakonkurrencë. Përmes procesit të bashkë-krijimit InstaBuilt ofron disa lloje të shtëpive modulare të dizajnuara për të ofruar rehati dhe jetë më të shëndetshme.
Për t’u bërë partnerë me InstaBuilt pronarët e tokave duhet të plotësojnë disa kërkesa dhe të marrin lejet e nevojshme për të vendosur njësi model në pronën e tyre. Ata pos tjerash duhet të dërgojnë më shumë informacion për tokën e tyre, vendndodhjen e tokës, dimensionet, kategorinë e tokës dhe informatat tjera relevante.
Kërkesa bazë e InstaBuilt është që të gjithë partnerët të kenë tokë të bollshme për të ndërtuar minimumi 5 shtëpi të llojit Aster Domo të disponueshme për zhvillim ndërkaq hapësira maksimale që një tokë e vënë në shrytëzim për këtë qëllim mund të ketë është që të mund të sistemojë deri në 50 shtëpi të këtij lloji si maksimum. Është gjithashtu përgjegjësi e pronarëve të tokave që të pajisen me të gjitha lejet përkatëse tek autoritetet vendore përpara se të arrihet ujdi mes tyre dhe kompanisë që të vendoset njësi model në pronën e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm pasiqë dëshmon se janë ndjekur të gjitha dispozitat e sigurisë dhe procesi i instalimit të njësive mund të procedojë. Një zgjidhje tipike si AsterDomo mund të dorëzohet brenda 90 ditëve ndërsa procesi i montimit zgjat vetëm 3 orë – e cila është mënyra më e shpejtë e dorëzimit në tregun e BE-së.
Prej 23 vjetësh BP HOME ka ndërtuar lagje dhe komunitete lokale, ndërkaq tani me InstaBuilt në vitet dhe dekadat e ardhshme synon të ndërtojë komunitete e lagje në Evropë, Skandinavi dhe SHBA. Këto lagje do të jenë hapësira ekologjike, mjedise bio dhe me hapësira të gjelbra.
Në këtë mënyrë InstaBuilt synon të krijojë edhe “të ardhmen e punës” në mënyrë që karriera profesionale të evoluojë rreth industrisë së ndërtimit. Kjo qendër do të krijojë përpjekje të gjera të industrisë me furnizuesit vendorë, duke ndërlidhur edhe partnerët globalë, zhvilluesit e patundshmërive dhe diasporën, për të ndërtuar dhe zhvilluar bashkërisht një të ardhme më kuptimplotë për një jetë më të mirë në një mjedis më miqësor me natyrën.