Ka ankesa për iPhone 14, kamera po i “dridhet” në TikTok e Snapchat!

Apple prezantoi iPhone 14 para pak ditësh duke e prezantuar modelin e ri më të sofistikuar në treg. Por, përdoruesit kanë disa ankesa pak ditë pas daljes në treg të këtij modeli.

Njerëzit po ndajnë video nëpër mediat sociale të një problemi të pazakontë të iPhone 14 Pro.

Lentja kryesore e kamerës së pasme të telefonit mund të shihet duke u dridhur dhe duke bërë një zhurmë kërcitëse kur përdoruesit hapin kamerën në aplikacionet e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok.

Nuk është e pazakontë që telefonat inteligjentë të sapodalur të hasin në disa defekte.

Telefonat inteligjentë të Apple kalojnë nëpër testime rigoroze të cilësisë përpara se të hyjnë në prodhim, gabimet zakonisht mund të rregullohen shpejt me një përditësim të softuerit.

Apple është në dijeni për defektin dhe se një përditësim i softuerit për të rregulluar problemin do të vijë javën e ardhshme.

Lexo edhe:  Mësohet data e hedhjes në treg të iPhone 14