Shqiptarja, Mira Murati, largohet nga Open AI – Intelegjenca artificiale

Shefja e teknologjisë e OpenAI, shqiptarja Mira Murati dha dorëheqjen të mërkurën, duke thënë se ajo dëshiron “kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj”.

Murati kishte qenë mes tre drejtuesve në krye të kompanisë pas ChatGPT, dhe ajo ishte për një periudhë të shkurtër drejtuese e kompanisë vitin e kaluar, ndërsa anëtarët e bordit luftuan me fatin e CEO Sam Altman.

“Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e çmon, megjithatë ky moment ndihet i duhuri”, shkroi ajo në një mesazh për stafin e OpenAI që ajo postoi në X.

Altman iu përgjigj postimit në X të Muratit duke shkruar se “është e vështirë të mbivlerësohet se sa shumë do të thotë Mira për OpenAI, misionin tonë dhe për të gjithë ne personalisht”. Ai shtoi se ndjen “mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë gjatë të gjitha kohërave të vështira”.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin pa rrymë