Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Fushë Kosovë, dërgohet me urgjencë në spital

Edhe pse punëtorët shpesh herë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur punëtorët kërkojnë ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Kështu e ka pësuar dje një person në Fushë Kosovë, i cili ka marrë lëndime trupore derisa po punonte në një fabrikë metali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë bërë me dije se 35-vjeçari është dërguar atje me lëndime në fytyrë dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për të Dielën