Dy zyrtarë të ATK-së kapen duke kontrabanduar mallra nga Serbia me veturë 3Z

Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia në mëngjesin e së enjtes së 1 shkurtit në Bistricë të Leposaviqit.

Siç raporton Dukagjini, dy zyrtarët e dyshuar, Lazar Peroviq dhe Tomislav Janiçjeviq kanë qenë duke punuar në “Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së” me seli në Prishtinë dhe të njëjtit më parë ishin pjesë e “Mbrojtjes Civile”.

Po ashtu janë publikuar edhe pamje të mallrave që u konfiskuan dhe veturës e cila është përdorur në këtë rast.

Lexo edhe:  "Kur të jesh pa uniformë”: Llapjani kërcënon policin që e dënoi për parkim ilegal, ndalohet për 48 orë