Policia e pyet të riun që po fejohet nëse është i sigurt – “Mos jon t’u t’marrë me zor?”

Një rast qesharak me policë nga Policia e Kosovës është shënuar dje në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Gjersa i riu prishtinas, Arben Gashi po kryente sesionin fotografik për ditën e fejesës, aty pari rrugës së parkut po kalonin dy policë të rinj nga Policia e Kosovës, shkruan “Mitropol”.

Vetura e policisë u ndal gjersa policët filluan të bënin shaka me të riun prishtinas duke e pyetur nëse po ndjehet i sigurt?

”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar.

“Edhe pak jo”, ia kthen i riu.

”Mos janë t’u t’marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.

Kjo bisedë e këndshme shkakton të qeshura tek familjarët e të riut që po i shoqëronin ata gjatë shkrepjes së fotografive.

Video ketu

Lexo edhe:  Kush është i riu që e prodhoi “aeroplanin e parë” në Kosovë?