I gjithë ky fshat shqiptar u ndërtua me paratë e mërgimtarëve

Rrëfimi për një fshat shqiptar, i ndërtuar me para nga diaspora shqiptare që jeton dhe vepron në Britani nis: ‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi.

Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare, ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik, përcjell albinfo.ch.

Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh. Me paratë e fituara ilegalisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja – duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi luksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.

Në qytetin fqinj të Burrelit, kryebashkiaku Agrom Malaj tha për të përditshmen britanike se 2.000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si qytete fantazmë.

“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë, ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara. Nuk mund të fajësojmë të rinjtë pse duan të largohen”, tha ai.

Lexo edhe:  Momenti i sikletshëm kur gazetarët e ngatërrojnë Ardian Gjinin me Blendi Fevziun