Latifi: Barrikada kryesore mbi Ibër, serbët po përgatiten për autonomi
Analisti Blerim Latifi ka thënë se me vendosjen e vazhdueshme të barrikadave, është e qartë se serbët po përgatiten për ta shpallur autonominë në veri.
“Serbët janë duke u bërë qartësisht gati për ta shpallur autonominë në veri. Duhet të flasim qartë dhe hapur”, ka deklaruar Latifi në T7.
Sipas Latifit, kjo po tolerohet nga NATO-ja, ngase, sipas tij, në mekanizmat e saj vendimmarrëse nuk ka unitet për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve në një formë të caktuar.
Ai ka thënë se qëllimi është vendosja e barrikadaës kryesore mbi lumin Ibër, që ndanë Mitrovicën në gjysmë.
“Sot janë vendosur dy barrikada të cilat flasin shumë. Janë vendosur në zonën urbane, brenda Mitrovicës. Ata gradualisht janë duke lëvizur që ata e projektojnë si barrikadën krysore, mbi lumin Ibër”, ka thënë ai.
Latifi ka thënë se 13 barrikadat e vendosura e kanë ngulfatur lirinë e lëvizjes në atë pjesë.