Lajm i mirë: Komiteti i Parlamentit Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), sot është miratuar marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Sipas njoftimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, 48 eurodeputetë ishin për, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Më pas, në një seancë plenare, Parlamenti Evropian do të votojë për këtë çështje.

Lexo edhe:  E trishtë: 25-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Drenas, la pas vajzën 5 javëshe