Ganimete Musliu në gjendje të mirë pas operimit, flet motra e saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ditë më parë i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Ndërsa për ndërhyrjen që ka bërë deputetja Musliu, ka folur motra e saj Fatmirja.

Ajo tha se është mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale.

“Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime”, tha motra e deputetës së PDK-së.

Lexo edhe:  Fantastike! Distria Krsaniqi mposhti xhudisten nga Kina dhe fitoi medaljen e bronztë