Hajnat futen në një shtëpi, vjedhin rreth 3 mijë euro që i gjetën të ‘paluara’ në dhomë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar një familje në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së familjes Hyseni dhe kanë marrë rreth 3 mijë euro para të gatshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Jabuqicë, zgllob, lladnjak, etj., cili është kuptimi i këtyre emrave të përçudshëm?