Ky është hajni nga Ferizaj që ra në prangat e Policisë, dyshohet për së paku dy vjedhje

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, raporton Gazeta Sinjali.

Një ndër hajnat që ka kryer së paku dy vjedhje në Ferizaj, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Mentor Qallapeku.

Sinjali mëson se vjedhjet janë kryer në lokacione të ndryshme gjatë këtij viti, por i dyshuari ka arritur të shpëtojë nga prangat e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  I mbijetuari i masakrës së Izbicës shpërthen në lot kur flet për Thaçin e Veselin