Basri Sejdiu shembull i mirë i doktorit: Edhe në këto momente bën operim dhe mjekon qytetarët në 24/7

Basri Sejdiu nga Mitrovica është shembulli më mirë i doktorit që është afër pacientëve.

Ai edhe në këto momente së bashku me kolegët e tij është në sallën e operimit dhe po kryen operim, shkruan Jepi zë

“Puna ne salle 24/7 per trajtim te infarktit akut te miokardit kenaqesi e veçante”, ka shkruar Sejdiu, përcjell Jepi zë.

Basriu njihet si kardiolog shumë i suksesshëm në profesionin e tij, ndërsa vlerësohet edhe për aktivitetin e tij humanitar në të mirë të qytetarëve, përcjell jepi zë. Shumë pacientë shkojnë në ordinancën e tij dhe në mungesë të të hollave, Sejdiu përveç që kontrollon, ka raste edhe kur ka ndihmuar financiarisht.

Dr. Basri Sejdiu mbetet njëri nga mjekët më profesionist dhe më të respektuar në Mitrovicë dhe më gjerë./Jepi zë

Lexo edhe:  “Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Milaim Zeka i çon letër Kurtit