“Deshi t’më soste në vendin intim me cigare”, mitrovicasja E.P rrëfen dhunën për 1 vjet e gjysmë nga i dashuri

Disa ditë më parë u raportua një rast i dhunimit nga një 22-vjeçare në Mitrovicë, e cila denoncoi të dashurin e saj për dhunë fizike dhe seksuale. 

I dyshuari është kapur nga Policia dhe brenda afatit ligjor është dërguar në paraburgim.

Është bërë e ditur se i dyshuari për kryerjen e veprës penale “Dhunim” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, është 26 vjeçari Ersan Peci, shkruan mitropo.

Lidhur me ngjarjen është rrëfyer vet viktima, e cila ka treguar se është dhunuar fizikisht e seksualisht për rreth 8 orë.

G.N tregoi se gjithçka kishte filluar kur ish i dashuri i saj e kishte detyruar të futet me dhunë në veturën e tij.

“Ja ka nis mem rreh në kerr…deri sa kom gjakos shumë”, tha ajo.

Maltretimi i saj kishte vazhduar në një motel, ku përveç dhunës fizike, ajo edhe është keqtrajtuar seksualisht madje është ofenduar e kërcënuar gjatë tërë kohës.

“Smë lejke me kajt as me bërtit e as me pi ujë”, u shpreh 21 vjeçarja.

Përveç këtyre ish i dashuri e kishte kërcënuar G.N se do t’ia vriste edhe babain.

“Ekstra prej Finlande kom ardh veç me ta vra babën”, i kishte thënë E.P viktimës.

Viktima tha se për një vit e gjysmë lidhje, ajo kishte përjetuar dhunë në mënyrë sistematike, por në këtë të fundit ajo ‘kishte parë vdekjen me sy’.

“Vet më ka thon qe po don me më myt e jo veç me më rreh”, shtoi tutje ajo.

Për lëndimet e marra ajo mori tretman mjekësor.

Policia e Kosovës konfirmoi se i dyshuari është arrestuar, ndërsa prokuroria dhe gjykata nuk janë përgjigjur në lidhje me veprimet e ndërmarra në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Rusia pretendon se ka vrarë gati 200 mercenarë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria në Ukrainë