Luizi i bie të fikët? – Produksioni largon kamerën nga ai, por publikohen disa pamje

Me fillimin e spektaklit të ‘Big Brother Vip Albania’ Luizi tregoi se ishte i sëmurë dhe më pas e mohoi këtë gjë. Që nga ajo kohë, polemika kanë vazhduar ta shoqërojnë këtë gjë.

E së fundmi pamje po qarkullojnë, ku shikohet Luizi i shtrirë dhe Kiara i thotë ngrihu. Ai nuk reagon. Ndërsa produksioni i ka larguar më pas kamerat nga ai.

Kurse miqtë e tij të ngushtë janë shprehur se nëna e tij është në merak për shëndetin e tij.

Ende nuk dihet se si është e vërteta, apo nëse Luizi ka bërë thjesht një shaka me Kiarën, nga ato te cilat ai bën shpesh.

Kujtojmë se u fol dhe u përfol gjatë për “smëundjen” e Luizit, madje u bënë dhe analiza direkt në spital gjatë prime dhe ai doli shëndoshë e mirë.

Por pavarësisht kësaj zërat për “sëmundjen” e tij kanë qenë në qendër të vëmendjes herë pas here gjatë kësaj kohe.

Lexo edhe:  Arsyeja e dhimbshme pse Arbër Hajdari nuk e feston ditëlindjen, suprizohet Live në spektaklin e Big Brother