Mësimdhënësi në Skënderaj i gjen “allti” nxënësit në çantë

Një mësimdhënës në një shkollë në Skenderaj ka raportuar në Polici se një nxënës posedon pistoletë.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se kanë gjetur pistoletën me dy fishekë.

I mituri është dërguar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Epopeja e Jasharajve, Skenderaj 08.03.2023 – 08:45. Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së

Lexo edhe:  E rëndë: Vritet një shqiptar në Gjermani, qëllohet në kokë